Mbi 1600 shoferë të dënuar për një ditë

 

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni, 16 me të lënduar dhe 15 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 635 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 13 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor ndërsa, 5 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button