Kevin Spacey lirohet nga akuzat për ngacmime seksuale

Fituesi i Oscarit, Kevin Spacey u lirua nga akuzat që iu bënë për ngacmime seksuale të tre meshkujve, ngacmime këto të cilat sipas akuzuesve kanë nodhur para tri dekadash.
Spacey, i cili është 62 vjeçar u shpall jo fajtor gjatë një seance gjyqësore në gjyqin për krime në Londër.
Ky ish-yll i filmit “House of Cards” , i cili ishte pronar i tatrit londinez Old Vic në mes viteve 2004 e 2015, mohoi akuzat e bëra për ngacmime seksuale.
Këto incidente thuhet se kanë ndodhur në Londër në mes të viteve 2005 e 2008 dhe një rast në Anglinë perëndimore në prill të vitit 2013.
Viktimat tani janë të moshave 30 e 40 vjeç.
Spacey u lirua me kusht dhe iu mundësua të kthehej në SHBA pas një seance gjyqësore muajin e kaluar.
Pritej që gjyqi të merrte vendim këtë të enjte.
Aktori Kevin Spacey sa i përket krijimtarisë së tij filmike, në vitin 1995 është shpërbyer me çmimin akademik në kategorinë për aktorin në rolin dytësor, për paraqitje në filmin “The Usual Suspects”. Në vitin 1999, ai është shpërblyer edhe me një Oscar, kësaj radhe në kategorinë për aktorin më të mirë në rolin kryesor, në “American Beauty.”
Por, karriera e tij filmike është hijezuar në vitin 2017, kur aktori Anthony Rapp e ka akuzoi për ngacmim që sipas tij kishte ndodhur në një gosti në vitet e 80-ta, kur Rapp ka qenë adoleshent.
Spacey ka mohuar akuzën e tij, si edhe të tjerat./21Media

Back to top button