KFOR-i i dhuron Policisë së Kosovës 22 ozonifikatorë

 

 

Policia e Kosovës sot pranoi një donacion nga regjimenti MSU Karabinieri-KFOR, i cili ka të bëjë me dhurimin e 22 ozonifikatorëve, të cilët do të jenë në dispozion të përdorimit nga ana e Policisë.

Akti i dorëzimit të donacionit u bë nga kolonel Enio Simone, komandant i regjimenti të MSU Karabineri, tek drejtori i përgjithshëm i PK-së  Rashit Qalaj, i cili falënderoi komandantin për donacionin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që MSU-ja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës.

Back to top button