VV: Presidenti t’i tërheq nënshkrimet nga Asociacioni, moratoriumi shkelje kushtetuese

 

 

Një prej pikave të marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, moratoriumi 1-vjeçar për mos aplikim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare përveç që po konsiderohet e dëmshme për vendin, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë thënë se kjo çështje është edhe kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli, në një konferencë për media ka thënë se ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj Qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i servilet, qofshin këto edhe në dëm të interesave jetike të shtetit.

Pacolli po ashtu ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi të tërheq nënshkrimet për krijimin e Asociacioni dhe ta bind PDK-në për ta mbështet mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë.

Gatishmëria e kësaj qeverie jo legjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendojë subjektivitetin ndërkombëtarë të shtetit, do t’i shkaktojë dëm të pa riparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në kundërshtim me deklaratën pavarësisë dhe me nenin 17 të Kushtetutës së Kosovës, ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës. Ky është në precedent I pa shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli.

Ajo po ashtu ka thënë se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik, për përforcimin dhe zgjerimin e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Madje, Pacolli ka thënë se moratoriumi është një fusnotë e dytë për Kosovën.

Kjo pikë e zotimeve është tani një fusnotë e dytë, dhe më e dëmshme se e para. E para reduktojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nga shteti sovran e me të drejta të barabarta me shtetet e tjera me anëtarësim të Kosovës me fusnotë, e dyta pa mundëson anëtarësimin si dhe bllokon avancimin e shtetit në shumë dimensione, duke filluar nga çështjet sigurisë dhe mbrojtjes çështjet e drejtësisë penale e civile, çështjet financiare , çështjet të mjedisit dhe arsimit, shëndetësisë e deri tek çështjet infrastrukturore dhe rrugore, edhe hekurudhore dhe ajrore”, ka thënë ajo.

Pacolli ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ne sa po e pa deklaratën e presidentit, dhe kemi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. I bëjmë thirrje presidentit së pari që të tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e prillit 2013 dhe asaj të 2015 pastaj të fton partinë e tij PDK-në që të nënshkruaj mocionin për rrëzimin e qeverisë, dhe vazhdojmë tutje për mbrojtjen interesave të Kosovës dhe kundër krijimit të Asociacionit të komunave serbe”, ka theksuar Pacolli.

Edhe Enver Dugolli nga LVV ka thënë se Qeveritë vazhdimisht janë zotuar për avancimin dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa me marrëveshje të Uashingtonit hoqën dorë.

Kjo Qeveri me këto veprime po synojnë që t’i vejnë në gjumë qytetarët e Kosovës duke krijuar iluzion të rrejshëm se gjëja këta po punojnë shumë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirëpo pas asaj që ndodhi në Uashington me nënshkrimin e atyre pikave si zotime ndaj Serbisë edhe fëmijët në djep e dinë se kësaj Qeverie më së paku i intereson avancimi dhe anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare e aq më pak në NATO”, ka thënë Dugolli.

Moratoriumi po ashtu sipas VV-së nënkupton që Kosova me vet dëshirë nuk do të aplikojë në organizatat e rëndësisë së veçantë që ndihmojnë avancimin në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut siç është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO.

Back to top button