KFOR-i me stërvitje që përfshin helikopterë të shumtë

 

KFOR-i paralajmëroi se sot do të zhvillojë një stërvitje rutinë trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.

Stërvitja, sipas tyre, është në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Back to top button