Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR ofron mbështetje të sigurisë për përpjekjet diplomatike të BE-së

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë tha se po ofron mbështetjen e nevojshme të sigurisë në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE të mund të ecin përpara.

Në një përgjigje për RTV21, KFOR tha se vendii për rihapjen e urës në Mitrovicë është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.

Në fundjavën e kaluar Kuvendi i Komunës në Mitrovicën e Veriut mori vendim për rihapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, pas një propozimi të një asamblisteje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por forca paqeruajtëse e NATO-s tha se po vazhdon të vëzhgojë zhvillimet lokale dhe është e përqëndruar në zbatimin e mandatit për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button