Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave

Kërkesa e dorëzuar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare, për kthimin e forcave serbe në Kosovë, është cilësuar nga presidenti serb Vuçiq si mënyrë për, siç tha, uljen e tensioneve në Kosovë. Paralajmërimet për një kërkesë të këtillë u bënë prej disa ditësh nga presidenti Vuçiq, që kryesoi një takim të Qeverisë së Serbisë të enjten në mbrëmje, ku u miratua ajo. Ai i tha mediave në Serbi se kjo është e rëndësishme për shkak të, sipas tij, mbrojtjes së popullatës serbe.
“Dhe para së gjithash për shkak të kontrollit të asaj që ata e cilësojnë si vendkalim kufitar dhe në fakt është një vendkalim adminstrativ në Jarinjë dhe Bërnjak dhe kjo do të ulte shumë tesionet. Do të ishte një vendim i mirë. Supozojmë se nga gjithë ajo që kemi dëgjuar se kjo nuk do të pranohet”.
Autoritetet në Serbi pas më shumë se njëzet vjetësh sërish rikthyen kërkesën duke iu referuar siç thonë një pike të Rezolutës 1244, sipas së cilës do t’i mundësohej në bazë të vlerësimeve, një numri të përsonelit serb kthimi në zona të caktuar anë Kosovë. Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë I thanë RTV21 se e kanë pranuar kërkesën nga Serbia dhe se aktualisht po e shqyrtojnë të njëjtën.
“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”.
Prishtina iu përgjigj prej ditësh kërkesës së Serbisë duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj Kosovës. Presidentja Osmani në fjalim e saj vjetor në Kuvend e tha se kërkesa e Serbisë është një kërcënim me përmasa agresioni.
“Por Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e mirë më 12 qershor 1999″.
Minstri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka vlerësuar se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i dedikuar për të mbrojtur të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Kudo që është nevoja FSK do të jetë… Kudo që është nevoja FSK do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.
Kërkesa e Serbisë për kthim të forcave të saj në Kosovë është e pabazuar dhe nuk mund të pranohet, kanë thënë përfaqësues poilitikë. Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha se është e papranueshme që pjesëtarët e sigurisë nga një shtet tjetër të hyjë në një vend pa një marrëveshje.
Çfardëo cenimi i integrtieti territorial dhe sovraniteti të KS rrezikon sigurinë por gjithashtu do të ketë edhe përgjigjen e merituar. Ka pasur një përgjigje edhe nga instancat më të larta qoftë nga shefi NATOS qoftë nga “zyratrë të SHBA-së …vuciq e di s ekjo nuk është një kërkesë që mund të prodhojë efekt në terren”.
Kërkesën e Vuciqi ndaj KFOR-it për hyrjen e pjesëtarëve të ushtrisë në Kosovë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e sheh si taktikë të Serbisë për konsum të brendshëm.
“Kosova më 2008 ka përfunduar gjithçka sa i përket sovraniteti të saj me Serbinë po ashtu është konfirmuar me Gjykatën Ndërkomëbatre që e ka legjitimuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar”.
Sidoqoftë, një kërkesë e Serbisë është bërë dhe pritet të shihet se cilat do të jenë përgjigjet për të./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button