KFOR: Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë i ka bërë thirrje, siç thotë, të gjitha palëve që të përmbahen nga shfaqjet, që i cilësoi, provokuese të forces dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë e dhe lëvizjen e lirë në Koosvë. KFOR tha se zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut. Në një përgjigje për RTV21, forca paqeruajtëse e NATO-s tha se që prej muajit tetor ka shtuar praninë e tij përmes trupave shtesë dhe pastrullimeve në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar qetësinë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet. Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, tha KFOR në përgjigje për RTV21.

Deklarimet e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë erdhën pas një periduhe të tensioneve në pjesën veriroe të Kosovës me shpërthime dhe të shtëna dhe vendosjen e barrikadave nga qytetarët serbë. Barrikadat kanë hyrë në javën e dytë të tyre dhe ato u ngritën në nëntë pika në pjesën veriore, në shenjë kundërshtimi, fillimisht, ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari ser btë Policisë së Kosovës me dyshimet se është përgjegjës për shpërthimet në objektet e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri. Një protestë e serbëve nga Kosova u organizua të enjten në mesditë në Rudarë të Zveçanit me parullat kundër Qeverisë në Prishtinë dhe akuzat ndaj Kryeministrit Kurti për, siç thanë, “përndjekje të serbëve të Kosovës”

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë tha se po e vëzhgon situatën në veri dhe se “ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”./21Media

Back to top button