Kica-Xhelili: E falë Serbinë, ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit

Pas takimit të djeshem në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në.
Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili ka shkruar se Serbia në takimin e së hënës me Kosovën në Bruksel, është rrëfyer dhe është falur.

“’Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës’ – thotë marrëveshja në hyrje të saj. Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë! ‘Nuk paragjykohet statusi’ – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur. Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike. Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkëngjit Neni 7. Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”, ka shkruar Kica-Xhelili./21Media
Back to top button