Kim Jong-un u kërkon zyrtarëve të trajtojnë mungesën e ushqimit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të merren me çështjet e furnizimit me ushqim dhe theksoi rrezikun e ndryshimit të klimës.
Tajfunët vitin e kaluar ndikuan keq në të mbjellat vitale, ndërsa javët e thatësirës të ndjekura nga shirat e dendur i kanë dëmtuar edhe këtë vit.
Ai tha se masat për të kapërcyer “klimën jonormale” ishin të nevojshme dhe u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të trajtojnë thatësirën dhe përmbytjet. Komentet e tij erdhën në një fjalim në Byronë Politike të partisë në pushtet të enjten.
Kim kishte thënë se “rreziku” i ndryshimit të klimës ishte bërë “më i lartë vitet e fundit, duke shtuar se” veprime urgjente “duheshin ndërmarrë, transmeton rtv21.tv.
Kim gjithashtu bëri thirrje për përmirësime në infrastrukturën e menaxhimit të përmbytjeve në vend, duke thënë: “Përmirësimi i lumenjve, pyllëzimi për kontrollin e erozionit, mirëmbajtja e gropave dhe projektet e argjinaturës së baticës, duhet të kenë përparësi”.
Përveç dëmit të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, ekonomia e Koresë së Veriut është goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, si dhe mbylljet e kufijve dhe bllokimet e ashpra për të parandaluar përhapjen e Covid-it.
Edhe pse Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me Covid, ajo ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka vendosur masa.
Mbyllja e kufirit ka ndikuar në importet vitale nga Kina.
Në fillim të kësaj jave, OKB-ja tha se Koreja e Veriut kishte refuzuar një ofertë prej gati tre milionë vaksinave kundër Covid-19.
Një zëdhënës tha se vendi kishte kërkuar që vaksinat të zhvendoseshin në vendet më të goditura për shkak të mungesave globale të vaksinave./21Media

Back to top button