Kim Kardashian e Floyd Mayweather paditën për mashtrim me kriptovaluta

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather janë paditur nën akuzat se kanë mashtruar investitorët kur kanë promovuar një kriptomonedhë të quajtur EthereumMax tek miliona ndjekës të tyre në rrjete sociale.
Një padi kolektive e ngritur të premten e kaluar në Gjykatën e Qarkut të SHBA për Qarkun Qendror të Kalifornisë akuzon EthereumMax dhe promotorët e tij të famshëm se punojnë së bashku për të fryrë artificialisht çmimin duke bërë deklarata të rreme ose mashtruese në postimet në rrjete sociale.
Kardashian bëri bujë vitin e kaluar kur bëri një postim në Instagram duke promovuar EthereumMax.
“A jeni të interesuar në kripto??Kjo nuk është këshillë financiare, por për të ndarë atë që miqtë e mi sapo më thanë në lidhje Ethereum Max!”, kishte shkruar Kim.
Kardashian përfshiu hashtag #ad në mesazh, duke sugjeruar se ajo ishte paguar për ta promovuar atë.
Nuk është e qartë se sa është paguar Kardashian nga EthereumMax, megjithëse vlerësimet e kanë vendosur tarifën e saj për postim të sponsorizuar në Instagram prej 500,000 deri në 1 milion dollarë./21Media

Back to top button