Kim Kardashian flet për herë të parë për bashkë-prindërimin: Është vërtetë e vështirë
Kim Kardashian ka folur për herë të parë që kur divorci i saj nga Kanye West u finalizua muajin e kaluar.
Kardashian në një intervistë për Angie Martinez ka thënë se ajo bëri çmos për të prindëruar katër fëmijët e saj të vegjël me West, i cili ka ndryshuar emrin në Ye.
“Bashkëprindërimi është i vështirë. Është me të vërtetë e vështirë”, ka thënë ajo.
Ajo u emocionua duke folur për babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003.
“Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi. Kjo është ajo që unë do të dëshiroja për ta”, u shpreh Kardashian.
Edhe pse ajo nuk adresoi në mënyrë specifike komentet dhe polemikat e fundit antisemitike të Ye, Kardashian i tha Martinezit se ajo i mbron fëmijët e tyre sa më mirë që të jetë e mundur nga mbulimi mediatik.
Ajo tha se është e bindur se fëmijët e tyre nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen e fundit të West, sepse ajo kufizon aksesin e tyre në televizion, rrjete sociale dhe flet me mësuesit e tyre.
“Nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji? Kjo është shumë e rëndë për të rriturit – me të cilat ata nuk janë gati të merren”, tha Kardashian.
Ajo shtoi se e mbron Ye në “sytë e fëmijëve”.
“Një ditë, fëmijët e mi do të më falënderojnë që u ula këtu dhe nuk e godita babanë e tyre kur munda. Ata do të më falënderojnë dhe unë do t’i përgjigjem privatisht çdo gjëje që duan të dinë. Nuk është më vendi im për të kërcyer”, ka thënë më tutje Kardashian.
Kardashian iu referua një deklarate që ajo bëri në tetor, duke dënuar gjuhën e urrejtjes.
“Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe i bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe retorikës urrejtjeje ndaj tyre që të marrë fund të menjëherë”, tha Kardashian në atë kohë.
Ye i kërkoi falje publike Kardashian në një intervistë për “Good Morning America” në shtator për “çdo stres” që ai i ka shkaktuar asaj./21Media