Kim Kardashian humbi surprizën e ditëlindjes në Vegas

Kim Kardashian ishte gati për të marrë pjesë në festën për datëlindjen e saj në Las Vegas gjatë fundjavës, por fatkeqësisht nuk ndodhi.
Pas një darke për datëlindjen e 42-të, ylli televiziv u drejtua për në aeroport, për të udhëtuar me shoqes e saj në Vegas me avionin privat të motrës së saj Kylie Jenner.

Por Kim dhe ekuipazhi i saj i datëlindjes nuk ia dolën sepse moti e bënte të rrezikshëm uljen e avionit të tyre, andaj u detyran të kthehen në Kaliforni.
“Për rekord… Ne fluturuam për në Vegas dhe u përpoqëm të ulnim dy herë në dy aeroporte të ndryshme. Dhe ishte shumë e rrezikshme, kështu që siguria në radhë të parë dhe ne fluturuam në shtëpi”, shkroi Kim në Instagram.

Kardashian tregoi se shoqja e saj e ngushtë, aktorja LaLa Anthony, fluturoi nga New York City për të surprizuar atë nëVegas, ashtu si anëtarët e ekuipazhit nga seriali “The Kardashians”, të cilët ishin atje për të filmuar për serialin.

Në vend të kësaj, Kardashian dhe grupi i saj, i cili përfshinte miqtë dhe familjen, përfunduan duke marrë ushqim nga In-N-Out Burger.

Avionët privatë që u përkasin të famshëmve, përfshirë Jenner’s, së fundmi janë kritikuar nga shumë për kontributin në krizën klimatike./21Media

Back to top button