Kina ndryshon politikën, çiftet lejohet të kenë fëmijë sa të duan

Çiftet në provincën Sichuan në Kinë do të lejohet të kenë fëmijë sa të dëshirojnë. Kjo lëvizje vjen si pasojë e përpjekjeve të vendit kundër uljes së popullsisë.
Vitin e kaluar, për herë të parë në 60 vite, popullsia e Kinës ra. Për dekada të tëra, vendi ndoqi politikën “një fëmijë”. Në vitin 2021 kjo politikë u rrit kombëtarisht për çiftet e martuara të cilët mund të kenë deri në 3 fëmijë.
Si pasojë e ndryshimit të politikës në Sichuan, edhe individët e pamartuar do të jenë në gjendje tashmë që të rrisin fëmijë. Më herët, kishte një ndalim që femrat beqare të kryenin një lindje.
Në vitin 2016, Kina hoqi politikën e saj të diskutueshme për një fëmijë, e cila u prezantua në vitin 1979. Familjet që thyenin rregullat u gjobitën dhe në disa raste, humbën edhe vendet e punës. Në një kulturë, ku historikisht preferohej të lindnin djem, politika çoi në abortime të shumta.
Por ndryshimet që nisën në vitin 2016 dështuan që të ndalonin uljen e shkallës së lindshmërisë. Për herë të parë vitin e kaluar, vdekjet kaluan numrin e lindjeve.
Tashmë me ligjin e ri, nuk do të ketë një limit mbi numrin e fëmijëve që mund të duan çiftet në Sichuan. Kjo provincë ndodhet në jugperëndim të vendit dhe ka 80 milionë banorë.
Presidenti kinez Xi Jingping e ka bërë rritjen e normës së lindshmërisë një prioritet. Qeveria ka ofruar lehtësime tatimore dhe kujdes më të mirë shëndetësor për nënën për të ndryshuar ose ngadalësuar rënien e lindshmërisë.
Ulje të lindshmërisë po përjetojnë edhe vende të tjera fqinje të Kinës, siç është Japonia. Kryeministri i Japonisë thotë se si rezultat i kësaj, vendi i tij është në prag të mos funksionimit të shoqërisë.

Back to top button