Kina proteston kundër masave të BE-së për çelikun

Taksat e vendosura mund të arrijnë 35,9 për qind

Kina protestoi kundër vendosjes së masave të reja anti-dumping kundër disa prej produkteve në fushën e metalurgjisë, nga ana e Bashkimit Evropian, që Pekini i konsideron si të padrejta dhe të pamenduara.

Zyrtari i Ministrisë kineze të Tregtisë, Wang Hejun tha se vendi i tij vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe ligjshmërinë e vendimit të Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian njoftoi dje masa kompensuese për produktet kineze duke e akuzuar për përfitim të subvencioneve publike që pengojnë konkurrencën e lirë.

Këto taksa të vendosura ndaj produkteve të hekurit dhe çelikut kinez që përdoren kryesisht në ndërtimin e anijeve mund të arrijnë 35,9 për qind./21Media

Back to top button