Kina: Rrëzimi i balonës nga SHBA-ja, një reagim i tepruar

Kina ka kritikuar SHBA-në për rrëzimin e një avioni kinez për të cilin zyrtarët dyshonin se ishte një balonë spiunimi mbi ujërat territoriale të SHBA-së, duke e cilësuar këtë veprim si një reagim dukshëm të tepruar.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin konfirmoi dje se ushtria amerikane kishte rrëzuar një balonë të mbikqyrjes në lartësi të madhe, të lëshuar nga Republika Popullore e Kinës në hapësirën ajrore të SHBA-së, në brigjet e Karolinës së Jugut.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin shprehu sot pakënaqësinë e Kinës lidhur me ‘përdorimin e forcës’ për rrëzimin e balonës.
Zëdhënësi hodhi poshtë edhe një herë çdo akuzë për spiunazh, duke pretenduar se balona ishte një avion civil që kishte dalë nga kursi për shkak të “forcës madhore”.
“Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së deklaroi gjithashtu se balona nuk do përbënte një kërcënim ushtarak apo personal për personelin tokësor”, tha zëdhënësi kinez.
“Në rrethana të tilla, SHBA-ja ka këmbëngulur në përdorimin e forcës, duke reaguar dukshëm dhe duke shkelur seriozisht praktikën ndërkombëtare”, shtoi ai.
“Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive përkatëse, duke rezervuar të drejtën për të bërë reagime të mëtejshme të nevojshme”, tha zëdhënësi.
Kolumbia dhe SHBA zbuluan se po gjurmojnë një tjetër balonë të mundshme spiunimi të pikasur mbi vendin e Amerikës Latine.
Në mëngjesin e 3 shkurtit, sistemi kombëtar i mbrojtjes ajrore kolumbiane zbuloi një objekt në një lartësi prej rreth 17,000 metrash, që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit në sektorin verior.

Back to top button