Ukraina po përgatitet për ofensivën e re ruse këtë muaj

Ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka thënë se vendi po parashikon një ofensivë të re ruse më vonë këtë muaj.

Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur deri atëherë, por Ukraina kishte rezerva të mjaftueshme për të mbajtur forcat ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat po luftojnë ashpër në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman, në lindje.

Komentet e Reznikov erdhën disa orë përpara se ai të zëvendësohej si ministër i mbrojtjes në një riorganizim të qeverisë.

Shefi i inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov u emërua të dielën në mbrëmje, sipas një politikani ukrainas nga partia e Zelensky.

Reznikov ka mohuar raportet e mediave se disa zyrtarë të mbrojtjes dyshohen për përvetësim të fondeve publike për prokurimin e ushqimit për ushtrinë.

Ligjvënësi ukrainas David Arakhamia njoftoi riorganizimin të dielën, duke thënë se “lufta dikton politikat e personelit”./21Media

Back to top button