Kina teston një raketë pranë gadishullit korean

Nuk janë bërë të ditura karakteristika e kësaj rakete

Kina njoftoi sot se ka testuar një lloj të ri rakete në detin pranë gadishullit korean, ky njoftim bëhet i ditur ditën e zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut, në një kontekst të tensioneve dypalëshe.

”Testi i kryer në detin Bohai, kishte si objektiv përmirësimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura dhe për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes kineze.

Ministria nuk përcaktoi datën e lëshimit të raketës, duke njoftuar vetëm se ishte regjistruar së fundmi. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me karakteristikat e raketës.

Kina kishte kërkuar javën e fundit ndalimin e një sistemi të mbrojtjes anti-raketore amerikane në Korenë e Jugut, ku Uashingtoni njoftoi në fillim të majit futjen në shërbim të këtij sistem

Back to top button