Film: Kosova në Festivalin e 74-të të Kanës! (Video)

QKK do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit
Për të dhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës merr pjesë në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë “Marche Du Film”. E veçanta e edicionit të 74-të është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në këtë festival: Filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin Director’s Fortnight; dhe film i shkurtë i Saimir Karahodës “Pa vend”, i cili garon për Palmën e Artë. Lidhur me këtë flet Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës./21Media

Back to top button