Kirby: SHBA do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë

SHBA do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë virtuale me shtypin, pa specifikuar se kur dhe nëse Patriotët do të jenë në paketën e re të armëve.
“Ne jemi të vendosur të ndihmojmë Kievin të mbrohet kundër sulmeve nga Rusia, për aq kohë sa ata mbeten nën sulm,” shtoi ai.
Zëdhënesja e Kremlinit, Maria Zaharova ndërkohë i bëri thirrje Kremlinit të mos i dërgojë Ukrainës ndihma në armatime.

Back to top button