Kitaroviq fton Trump për vizitë në Kroaci

Kitaroviq dhe Trump në  samitin Iniciativa e tri deteve në Varshavë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka bërë të ditur sot se ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump për vizitë në Kroaci dhe tha se ai mundet njëkohësisht të vizitojë këtë vend dhe Slloveninë.

“Kemi biseduar për Slloveninë me iniciativën time. Çmojmë faktin se SHBA kanë qëndrim neutral për këtë çështje. Kam ftuar Trump për të vizituar Kroacinë. Mund ta vizitojë Slloveninë dhe Kroacinë njëkohësisht”, tha Kitaroviq pas përfundimit të samitit Iniciativa e tri deteve në Varshavë, transmetojnë mediat kroate.

Back to top button