Kjo është arsyeja pse NBA dënoi Draymond Green

Pas përjashtimit të Draymond Green nga humbja 110-108 e Golden State Warriors kundër San Antonio Spurs, NBA ka vendosur që ta gjobisë yllin e Warriors me 22,000 euro.
Kjo gjobë vjen sepse Green në ndeshjen e mbrëmshme ka përdorur gjuhë të ndaluar në drejtim të gjyqtarit.
Deri më tani, NBA ka qenë tejet e rreptë në aspektin e zbatimit të rregullave të saj mes lojtarit dhe gjyqtarit në parket, ndërsa mbrëmë kur Green është përjashtuar dy herë në çerekun e tretë, ai i ka thyer këto rregulla.
Në këtë sezon, Green ka një mesatare prej 7.6 pikësh, 7.5 kërcimeve dhe 1.1 bllokimesh për ndeshje për Golden State Warriors, ku ky i fundit renditet në vendin e tretë në Perëndim, pas Phoenis Suns dhe Memphis Grizzlies me 10 ndeshje të mbetura deri në fund, ndërsa në këto ndeshje do të mungojë ylli i skuadrës, Stephen Curry pas një lëndimi që ka pësuar javën e kaluar.

Back to top button