Kjo është skuadra e re e Vedat Muriqit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është huazuar te skuadra e La Ligas, Mallorca.
Skuadra spanjolle, Mallorca ka rënë dakord me Vedat Muriqin, ish-yllin e Fenerbahçes për një huazim. Pritet që deri në mbrëmje të përfundojnë bisedimet mes Lazios dhe Mallorcas dhe zyrtarisht të shpallet transferimi, transmeton rtv21.tv.
Mediat turke raportojnë se Vedat Muriqi i cili 1 vit e gjysmë më parë u transferua nga Fenerbahçe te Lacio me një transferim prej afërsisht 18 milionë euro, nuk ka mundur të performojë siç pritej në skuadrën italiane.
Sulmuesi kosovar ka shënuar vetëm 2 gola në gjithsej 49 ndeshje në Lacio./21Media

Back to top button