Kjo është vlera marramendëse që ka arritur ”Squid Game”

Seria horror e ”Squid Game”, pasi është shpallur zyrtarisht si lançimi më i madh i Netflix, ajo tani vlerësohet se ka arritur vlerën prej 891.1 milionë dollarë për shërbimin e trasmetimit.
Kjo seri në vete ngërthen një trailer me nëntë episoda që eksploron një realitet distopian, në të cilin një organizatë misterioze rekruton njerëz në borxhe për të konkurruar në një seri lojërash vdekjeprurëse të fëmijërisë për mundësinë për të fituar një shumë parash që ndryshon jetën.
Drama në gjuhën koreane ishte një goditje e papritur për platformën kur është publikuar më 17 shtator dhe më 12 tetor Netflix kishte njoftuar se i kishin thyer të gjitha rekordet me drramën dispotike.
Ndërkaq, ”Squid Game”, ka arritur zyrtarisht 111 milionë tifozë duke e bërë serinë e Netflix njërën nga seritë më të mëdha ndonjëherë./21Media

Back to top button