Klopp: E kemi në dorë fatin tonë për kualfikim në Ligën e Kampionëve

 

Liverpool pret Crystal Palace në “Anfield” të dielën, përballje që nis në orën 17:00. Një ndeshje jetike për “The Reds”, të cilët kanë nevojë për fitore për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një objektiv që duhet arritur me çdo kusht, përndryshe sezoni i Liverpool do të cilësohej totalisht i dështuar. Trajneri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp flet për mediat rreth sfidës ndaj djemve të Roy Hodgson.

“Duhet ta fitojmë këtë ndeshje, kjo është e vetmja gjë që na kalon në mendje. Rezultati i fazës së parë nuk ka fare rëndësi (Liverpool fitoi 0-7). Duhet të shfaqemi në formë, e kemi vetë në dorë çështjen e kualifikimit.

Ky ka qenë një sezon shumë intensiv për ne. Le t’i marrim këto tre pikë, të mposhtim Crystal Palace, të sigurojmë kualifikimin në Champions League dhe ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë“, deklaroi trajneri gjerman.

Back to top button