Klopp: Nga Reali mund të mësojmë shumë

Liverpooli pret Real Madridin të martën për fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve. Skuadrat ishin protagoniste të finales së sezonit të kaluar, të luajtur në Paris, me spanjollët që dolën triumfues.
Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, kujtoi atë finale këtë të hënë duke thënë se këtë fundjavë e pa sërish lojën në të cilën goli i Vinícius Junior bëri diferencën:
“Epo, janë lojëra të ndryshme. E pashë atë finale në Paris sërish këtë fundjavë dhe tani e di pse: çfarë torture… Kemi luajtur një lojë të mirë, mund të kishim fituar, por ata shënuan golin vendimtar. Mund të shihje përvojën e tyre, sa rrallë e humbasin besimin, se si janë aty për ta fituar atë. Kjo është diçka që ne mund të mësojmë prej tyre. Ne jemi një ekip tjetër në një kohë tjetër, të shohim se çfarë do të ndodhë”, shpjegoi ai.
Sa i përket disponueshmërisë së Darwin Núnez i cili u dëmtua në fitoren 2-0 ndaj Newcastle në të cilën ai madje shënoi, Klopp tha se gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vijim.
Sfidën me gjigantin spanjoll, trajneri gjerman e konsideroi si shumë të rëndësishme dhe spektakolare.
“Më vjen mirë që po e luajmë këtë lojë tani dhe jo disa javë më parë, dhe e di që do të duhet të luajmë një super ndeshje, dy super superndeshje, të jem i sinqertë, nëse duam të kalojmë. Nuk vendosim se mund ta bëjmë Real Madridin në panik”, tha në fund ai.

Back to top button