Klubi anglez mbetet pa drejtor sportiv

Skuadra angleze, Leeds United e ka konfirmuar se drejtori sportiv Victor Orta është larguar nga klubi me pëlqim të ndërsjellë.

Victor iu bashkua Leeds në verën e vitit 2017 dhe e ndihmoi klubin për të bërë ndryshime të mëdha, të cilat e ndihmuan Leeds që të hynte në Premier Ligë në vitin 2020.

Përgjatë viteve, Victor dhe ekipi i tij kanë qenë përgjegjës për rekrutimin e lojtarëve dhe stafit, që tanimë shihen si legjenda të klubit.

Pas largimit të Ortas, pronari i Leeds, Andrea Radrizzani tha: “Jam tejet i dëshpëruar me mënyrën se si ky kapitull u mbyll, pasi që Victor ka qenë përgjegjës për disa nga momentet më të mira të mija si pronar i Leeds United, dhe e falënderoj atë dhe njerëzit e tij për atë se çka kanë bërë përgjatë gjashtë viteve të fundit”, tha Radrizzani.

Back to top button