Koci e quan joprofezionalizëm të hetuesisë rrjedhjen e informatave për vrasjet në Deçan

Avokati Arianit Koci ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Gllogjan. Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se informatat e ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, ka kohë që kanë rrjedhur në publik.

Ai ka shkruar se disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje, sipas tij është është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.
Kjo sipas tij është, joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.

“Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi! Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë. Dhe kjo, nuk është hera e parë. Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë. Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues. P.s. Informata dhe analiza, kanë dallim. E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës”, ka shkruar Koci në Facebook.
Gjykata Themelore në Pejë sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve H.M, K.M dhe M.M,për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar.
Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media
Back to top button