Koci: Gjykata Themelore në Prishtinë pa ngrohje, të ndërpriten gjykimet derisa të krijohen kushtet

Avokati Arianit Koci është ankuar se në sallat e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka mungese të ngrohjes.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ngrohjet mungojnë që nga fillimi i sezonës së dimrit.
“Në fakt, tash e kuptova që nuk ka në asnjërën sallë. Kur temperatura është në mëngjes – 3, mbajtja e gjykimeve në këto kushte është farsë.”, ka shkruar Koci.
Ai ka propozuar që të ndërpritet gjykimet derisa të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre.
“Katastrofë! Çka është më e çuditshmja, sa po e shoh, nuk ka reagime publike nga ana e askujt… P.s. Ironia është se në bife të Gjykatës, paska ngrohje; e paskan blerë privatisht një kalorifer.”, ka përfunduar Koci.
Portali rtv.21 ka pyetur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes./21Media

Back to top button