Koleksioni i ri i Gucci-t “Resort 2024”

Radhës së markave të veshjeve të cilat së fundmi kanë prezantuar koleksionet e tyre në Seul iu bashkua edhe Gucci. Kjo shtëpi mode atje prezantoi koleksionin e ri “Resort 2024”.
Koleksioni u prezantua në pallatin Gyeongbokgung, që është destinacion historik kulturor. Gucci me këtë prezantim në Kore shënoi 25 vjetorin e hapjes së dyqanit të parë të kësaj kompanie atje.
Ashtu si për koleksionin vjeshtë 2023 për të cilin Gucci u inspirua nga arkivi i saj i veshjeve, inspirimin nga ky arkiv e gjeti edhe për punim të veshje të koleksionit Resort 2024, më saktësisht nga vitet e 90-ta e 2000.
Në sy nga kjo revy në Seul ranë palltot e gjata të lëkurës me zinxhirë metali, të cilat u kombinuan me xhinse të gjera.
Pati edhe veshje të tjera të veçuara, prej tyre sportive.
Duket se disajnet e Gucci-t Resort 2024 më tepër ishin komerciale.
Këtë prezantim të veshjeve nga radha e parë e ulëseve e ndoqën një radhë personalitetesh ndërkombëtare, si Dakota Johnson, Elizabeth Olsen, Saoirse Ronan e të tjera./21Media