Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga komunat veriore

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në Lagjen e Boshnjakëve.

Policia e Kosovës për RTV21 ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet nga katër komunat veriore.

Me parë u raportua se pas diskutimeve që kanë zgjatur rreth 5 minuta në mes majorit të policisë dhe kolonelit të KFOR-it amerikan, pjesëtarët e Policisë së Kosovës së bashku me autoblindat e tyre janë tërhequr në drejtim të jugut të Mitrovicës.

Serbët lokalë kanë organizuar protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale./21Media

Back to top button