Kolona në pikat kufitare, deri në 90 minuta pritje në Merdarë

Qytetarët për të dalur nga Kosova po presin deri në 90 minuta në pikën kufitare në Merdar.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, ka njoftuar se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 700-800 metra.

Deri në 30 minuta janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmes pikëkalimit kufitar të Dehu i Bardhë, ndërkohë që deri në 20 minuta në pikëkalimin në Jarinjë.

Bëhet e ditur s në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje./21Media

Back to top button