Vidhet llaptopi në një shkollë në Shtime

Është vjedhur një llaptop në një shkollë në Shtime, gjatë ditës së djeshme.
Drejtori i shkollës ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shkollë, raporton Policia e Kosovës, transmeton rtv21.tv.
Rasti është duke u cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është duke u hetuar./21Media