Kombinimi i vetive të hudhrës me ato të lakrës siguron këtë ilaç të fuqishëm

2 min read

 

Gjethet e lakrës kanë veti anti-inflamatore, zbutëse, shëruese të plagëve, analgjezike dhe alkalizuese. Janë të pasura edhe me vitaminë C, vitaminë A, vitamina të grupit B, si dhe minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi.

Kanë veti antioksidante, kështu që luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar. Gjithashtu trajtojnë abscesin, hemorroidet, ngërçet dhe plagët.

Hudhra nga ana tjetër ka veti antibakteriale, antifungale, antivirale dhe është një antibiotik natyral. Është e pasur me bakër, selen, magnez dhe vitamina C, B1 dhe B6. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe lufton mikrobet e infeksionet.

Ndiqni hapat më poshtë për përgatitjen e një ilaçi për lyerje që ka veti shumë të fuqishme në forcimin e imunitetit:

5 gjethe lakre jeshile

2 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle vaj ulliri e.v

4 lugë gjelle vaj kokosi

3 lugë gjelle dyll blete

Mënyra e përgatitjes:

Lani mirë gjethet dhe thajini mirë. Pritini imët. Grini hudhrën në copa. Bashkoni vajin e ullirit dhe kokosit në një tenxhere. Pasi të jenë nxehur, shtoni gjehtet e lakrës dhe hudhrën. Lërini të skuqen me kapak mbyllur dhe në zjarr të ulët përreth 10 minuta. Herë pas here trazojini dhe vendosjani përsëri kapakun.

Kavardisni derisa gjethet të humbasin ngjyrën. Fikni sobën dhe kullojeni masën me një sitë të imët. Kur masa të jetë ende e nxehtë, shtoni dyllin e bletëve dhe përziejeni derisa të shkrijë. Ruajeni në një vazo të vogël dhe ngjitini një etiketë me datën e prodhimit. Ruajeni në frigorifer ku mund ta ruani deri në tre muaj.