Komisioni hetimor, Vetëvendosje thotë se nuk kanë asgjë për të fshehur

Deputetët Mimoza Kusari – Lila dhe Adnan Rrustemi kanë mbajtur një konferencë për media, disa orë pasi në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi mocioni për futjen në rend të ditës formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.
Kusari – Lila ka thënë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje e cila sipas saj, shkel mbi normat e ligjit mbi hetimin parlamentar, përcjell rtv21.tv
Sipas saj, opozita ishte kurthuar në një vendimmarrje e cila nuk lejonte hapësirë për të caktuar një kryesues të Komisionit hetimor parlamentar.
“Deri në një rrethanë kur ata nuk ofrojnë një zgjidhje që është e pranueshme dhe në të cilën ne natyrisht do të kontribuojmë sikurse kemi bërë dhe vazhdojmë të kontribuojmë edhe për demokracinë, por edhe për punën e Parlamentit, ne nuk mund t’ju dalim në ndihmë, përderisa ata bëjnë gabime të cilat përcjellin me shkelje të normave ligjore.
Ndërsa, Rrustemi ka thënë se ky subjekt është për komision hetimor, por për themelim dhe funksionim në përputhje me ligjin e Kosovës./21Media

Back to top button