Komuniteti egjiptian kërkon trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare

Komuniteti egjiptian kërkon trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare

Komuniteti egjiptian ka zhvilluar sot një protestë paqësore para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar trajtim të barabartë në shoqërinë kosovare. Të rinjtë egjiptianë në duar mbanin në dorë pllakate ku shkruanin “Edhe ne kërkojmë drejtësi”, “Dua të jem akademik jo analfabet”, “Duam puna jo skema sociale”, etj.

Studenti i UP-së nga ky komunitet Burhan Gashi tha se sot kanë arsye për të festuar, por edhe për të shprehur shqetësimet e tyre me trajtimin e këtij komuniteti.

Kjo protestë u mbajt në kuadër të aktiviteteve me rastin e 24 majit, Ditës së Egjiptianëve.