Konfiskohen 36 vetura të pa doganuara

Plani Operativ “Veturat e pa-doganuara”

Policia e Kosovës në kuadër të implementimin të Planit Operativ “Veturat e pa-doganuara”, në rajonin e Prishtinës ka identifikuar dhe konfiskuar 36 vetura të pa doganuara, të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e veturave të pa doganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi veturat e tilla do të ndalohen dhe sekuestrohen.

Ndryshe, plani që ka nisur së zbatuari më herët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka për qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të pa doganuara./21Media

Back to top button