Konfiskohen mbi 27 kg marihuanë, arrestohet një 34 vjeçar

Një person u arrestua sot në Prishtinë, ndërsa u konfiskuan 27 kg e 600 gramë marihuanë.
Policia bëri të ditur se u sekuestrua edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (monedha serbe).
“Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore. Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.”, bëri të ditur tutje Policia.
Po ashtu, u kontrollua shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri, Graqanicë), por nuk u gjet asgjë e dyshuar./21Media

Back to top button