Konfiskohen mbi 3 kilogramë drogë në Prishtinë

Arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.2 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy vetura, tre telefona mobil dhe 270 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button