Konfiskohet drogë në Prizren

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i është konfiskuar marihuanë.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë kontrollit të të dyshuarit, i është gjetur narkotikë me peshë 13.20 gram.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 13.20 gram”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button