Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me vite, paralajmëron NATO

Në orët e fundit, NATO ka paralajmëruar se Perëndimi duhet të përgatitet për një afat të gjatë.
Duke folur për BBC, zëvendëssekretari i përgjithshëm Mircea Geoană tha “Është e qartë se ditët dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare, por lufta ndoshta do të zgjasë më shumë, transmeton rtv21.tv.
“Mund të jenë javë, mund të jenë muaj, mund të jenë edhe vite – kjo varet nga shumë faktorë. Por, në fund, ndoshta kjo do të luftohet dhe fitohet, me shpresë, nga Ukraina në fushën e betejës.”
Rusia lëshoi dje raketa të synuara në Kiev gjatë vizitës së shefit të OKB-së Antonio Guterres në kryeqytet./21Media

Back to top button