Konjufca: Lajçak nuk është i paanshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk është i paanshëm.

“Lajçak më duket në mënyrën se si i koncepton negociatat është sikur me bisedu dy shtete të cilat nuk e kanë të definuar statutin. Ai duhet me pas të qartë që Kosova moti e ka të definuar statutin. Qe 15 vite e ka Kosova të definuar statutin. Nëse mendon kështu që Asociacioni nuk paragjykon asgjë dhe për Asociacionin janë të gjitha opsionet e hapura ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opsionet evropiane janë të tavolinë prapë e ka gabim”, ka thënë Konjufca të enjten në emisionin “Click” të RTV21.

Tutje, Konjufca ka thënë se Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë.

“Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë. Është shtet unitar. I përbërë prej njësive të veta; dhe njësitë janë komuna te veta. Dhe Kosova ka dy nivele të qeverisjes. Komunale dhe qëndrore. Nuk ka organe federative dhe nuk ka autonomi territoriale. Nëse Lajçak thotë se gjithçka është në tavolinë, ai e ka gabim. Në Evropë ka shtete federative, të ndara në dy pjesë. Pjesa tjetër ka pavarësinë, është e ndame, krijojnë organe të përbashkëta, ku ato dy pjesë mbledhen dhe i diskutojnë mes vete gjërat. Kjo nuk është e hapur për Kosovën. Kosova ka hy në dialog, e besoj edhe Hashim Thaçi në atë kohë, për normalizim të marrëdhënieve, e jo për ta rimodeluar shtetin. Ne nuk kemi hyrë në dialog për ta zbuluar një shtet tjetër. Por, për normalizim. Ne kemi kufi për dialogun. Për ne është dialog mes dy shtetesh normale. Për Serbinë nuk është? Punë e madhe”, ka thënë tutje Konjufca.

Back to top button