Konjufca-Molliqajt: Mezi po pres të përballemi në gjykatë

Konjufca dorëzon në Gjykatë padinë për shpifje

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës një padi për shpifje ndaj deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt. Pasi që ka dorëzuar padinë, Konjufca ka thënë se mezi po pret të përballet me të në Gjykatë.

“Jam këtu për të paditur shpifësin Dardan Molliqaj për deklaratën e tij që unë kam qenë punëtor i SHIK-ut. Është një shpifje e patolerushme që dënohet me ligjet e Kosovës. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jep llogari. Ai ka thënë që duhet të demantoj këtë e unë jo vetëm që e demantoj, por do ta padisë. E ftoj publikisht Dardan Molliqajn që t’i qet të gjitha faktet qe i ka që unë kam qenë pjesë e SHIK-ut. Menxi s’po pres që të përballem me to direkt në gjykatë.”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, pas padisë Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka ftuar Glaukun për ballafaqim publik. Sipas Molliqajt, Konjufca për të ‘shfajësuar’ vetën, e ka paditur atë.

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur. Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend”

Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut./21Media

Back to top button