Konjufca premtoi mbështetje institucionale për komunitetinj goran

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot me rastin e Ditës së Goranëve priti në takim përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë, e ç’rast i uroi për festën e tyre dhe premtoi mbështetje institucionale dhe fuqizim të bashkëjetësës ndëretnike.

Ai theksoi se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve.

Nga ana tjetë, përfaqësuesit e komunitetit goran, sipas komunikatës, e uruan kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe shprehën vullnetin për angazhim të përbashkët në proceset zhvillimore të vendit./21Media

Back to top button