Konjufca takoi senatorët amerikanë: Nuk mund të formohet mekanizëm që cenon sovranitetin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk mund të formohet Asociacion, apo ndonjë mekanizëm tjetër, që cenon sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Këtë qëndrim ai e ka ndarë edhe me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

Në takimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, Konjufca ka theksuar se mbështetja e shteteve të bashkuara është qenësore për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Gjithashtu përsëriti qëndrimin e shtetit të Kosovës, mbështetur edhe në garancinë e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatën e Kuvendit

Back to top button