Konjufca thotë se është bërë gjithçka gati për sigurimin e votave për anëtarësim në KE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se është bërë gjithçka çka është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai këto deklarata i ka bërë pas homazheve te varri i heroit Agron Ramadani.
Konjufca nuk ka pranuar të jap data për dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim, por tha se të njëjtën do ta bëjnë kur të jenë gati dhe se është bërë gjithçka çka është e mundshme për sigurimin e votave.
Në anën tjetër Qeveria e Kosovës sot ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”.
Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi./21Media

Back to top button