Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media me rastin e 5-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në një konferencë për media tha se kjo marrëveshje është më aktuale tani sesa kur u firmos.

“Sot është 5-vjetori i nënshkrimit të Zajednicës, në të cilën e pat hedhur nënshkrimin kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa. Fatmirësisht marrëveshja për Zajednicën u hodh poshtë nga Kushtetutesja, meqë në 23 pika u shpall jokushtetuese. Por për shoqërinë, shtetin dhe popullin tonë ka qenë shumë tronditëse se deri në cilën pikë janë të gatshëm të shkojnë kryeministri i atëhershëm dhe politikanët e Kosovës që e përfaqësonin vendin në atë kohë. Për ta s’ishte kurrfarë problemi sovraniteti, pavarësia jonë, dhe e nënshkruan këtë marrëveshje. Pse po ia kushtojmë këtë konferencë shtypi këtij projekti të rrezikshëm është se në vend që të shpallej e vdekur Zajednica pas vendimit, ajo është më aktuale se kurrë tash kur jemi në prag të asaj që po quhet faza finale e dialogut.”, ka thënë Konjufca në një konferencë për media./21Media

#LIVE VV në konferencë për media

#LIVE VV në konferencë për media

Posted by RTV21 on Tuesday, August 25, 2020