Kontigjenti i parë i FSK-së drejt SHBA-së niset në mars
Komandanti i FSK-së, Gjenerali Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga Kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.
Ai në televizionin publik tha se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.
Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontigjenti i parë për në SHBA pritet të udhëtojë në mars të këtij viti.