Kontrabandë me lopë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar lopë, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Glloboqicë të komunës së Kaçanikut.
Sipas njoftimit, njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe me Gjyqtarin e Procedurës Paraprake (GjPP) gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button