Kaloni te përmbajtja kryesore

Kontratë e re kolektive në arsim

Bajrami tha se do të procedohet edhe ligji për mësimdhënësit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj nënshkruan sot Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë.

Ministri Arsim Bajrami tha se nënshkrimi i kësaj kontrate parasheh obligimet e shtetit te Kosovës që mësimdhënësit të kenë një pozitë adekuate dhe të stimulohen. Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret sindikatën edhe në përpjekjet e përgjithshme për rritje të cilësisë në arsim.

“Definitivisht përmes kësaj kontrate ne po përcaktojmë mësimdhënënien si një profesion të privilegjuar, të mbojtur nga shteti, një profesion atraktiv dhe kjo kontratë parasheh obligimet e shtetit të Kosovës, obligimet e të gjitha komunave të Kosovës që të kujdesen që mësimdhënësit të kenë një punë adekuate materiale, që ata të stimulohen për të ngritur cilësinë sepse rruga për ta ngritur cilësinë në arsim shkon përmes mësimdhënësve të përgatitur”, tha ministri Bajrami.

Bajrami shtoi se së shpejti do të procedohet edhe ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, si të veçantë te kontratës së re kolektive të arsimit vlersoi se është përfshirja e arsimit fillor, të mesëm, universitar dhe të gjitha kategoritë e sindikatës. “E veçanta e kontratës që e nënshkruam së bashku është se tani e tutje nuk do ta kemi kontratën vetëm për sektorin e arsimit parauniversitar por kjo kontratë brenda saj e ka të rregulluar edhe natyrën e punës, obligimet dhe detyrimet që i kanë por edhe arritjet që do t’i kenë edhe kolegët tanë dhe të punësuarit në universitet, domethënë është një avancim i kontratës karshi kontratës së kaluar”, tha Rrahman Jasharaj .

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button